Autoritetet italiane kanė gjetur nė fund tė detit pranė brigjeve jugore tė Italisė, njė anije qė mendohet tė jetė fundosur nga mafia kalabreze. Njė informator i ka thėnė policisė se anija e fundosur nga mafiozėt kishte njė ngarkesė prej 120 fuēishė me mbetje toksike. Autoritetet besojnė se kjo ėshtė njė prej 32 anijeve tė fundosura nė ujėrat italiane pranė bregut jugor.
Autoritetet italiane besojnė se anija e gjetur nė njė thellėsi prej 500 metrash dhe 28 kilometra nga bregu jugor i Kalabrisė mund tė jetė ajo me emrin Cunsky, njė prej 32 anijeve, e ngarkuar me lėndė toksike qė mendohet tė jetė fundosur nga mafiozėt nė shkėmbim pėr shuma tė mėdha parashė.

Autoritetet pėrdorėn njė nėndetėse robot tė pajisur me kamerė pėr tė filmuar anijen 110 metra tė gjatė dhe ngarkesėn e saj. Pamjet tregojnė se tė paktėn njė fuēi kishte rėnė nga deku i anijes sė dėmtuar dhe gjendej nė fund tė detit. Prokurori kalabrez Bruno Xhordano thotė se ende nuk dihet se ēfarė ka brenda nė fuēi.

Ai tha se fuēitė duket se janė mbyllur mirė dhe janė tė pėrforcuara nė pjesėn e kapakut. Sipas prokurorit kalabrez, ish-mafiozi Franēesko Fonti, tashmė informator i policisė, thotė se mafia ka fundosur qindra fuēi me mbetje toksike, disa prej tė cilave pėrmbajnė element radioaktive.

Fonti u tregoi autoriteteve vendin ku ndodhej anija e fundosur dhe u tha se ai ishte ndėrlikuar nė shpėrthimin qė fundosi kėtė anije nė vitin 1992 dhe tė dy anijeve tė tjera me ngarkesė tė ngjashme.

Prokurori Xhordano, qė e ka zyrėn nė qytetin kalabrez Paola, tha se ka biseduar me ministrinė rreth shqetėsimeve qė pėrbėjnė kėto fuēi pėr shėndetin dhe se duhen marrė masa tė menjėhershme pėr shmangien e ndotjes prej tyre.

Organizata Greenpeace dhe shoqata tė tjera pėr mbrojtjen e mjedisit janė ankuar vazhdimisht gjatė dekadave tė fundit se anije ndoshta tė ngarkuara me mbetje toksike janė zhdukur nė ujėrat pranė brigjeve tė Italisė dhe Greqisė.

Hetuesit dhe veprimtarė pėr mbrojtjen e mjedisit thonė se miratimi i ligjeve mė tė rrepta pėr mbrojtjen e mjedisit nė vitet 1980 i kanė ndihmuar mafiozėt tė nxjerrin fitime prej miliona dollarėsh duke marrė pėrsipėr zhdukjen ilegale tė mbetjeve industriale pėr kompanitė italiane veēanėrisht nga pjesa veriore e vendit.