Mė shumė se 36 orė pas tėrmetit tė fuqishėm qė goditi ishullin indonezian tė Sumatrės, punonjėsit e shpėtimit ende vazhdojnė tė llogarisin shkallėn e shkatėrrimeve.
Shefi i Kombeve tė Bashkuara pėr operacionet humanitare, John Holmes tha se tė paktėn 1.100 vetė kishin humbur jetėn, por zyrtarėt besojnė se mund tė gjenden edhe mė shumė viktima.

Njerėzit ishin duke u kthyer nga puna pėr nė shtėpi kur ndodhi tėrmeti. Kjo gjė e bėn edhe mė tė vėshtirė pėr autoritetet qė tė vlerėsojnė se sa ka qenė numri i tyre.

Ndihma ka mbėrritur nė zonat e prekura mė rėndė si qyteti Padang. Pjesa mė e madhe e linjave telefonike nuk punojnė, gjithashtu ka edhe mungesė rryme. Me zonat e tjera tė goditura nga tėrmeti ka pasur shumė pak kontakt.

Ministri indonezian i Shėndetėsisė ka bėrė apel pėr mė shumė ndihmė nga jashtė pėr operacionet e shpėtimit. Ministri Siti Fadilah Supari, tha nevojiteshin urgjentisht pajisje tė specializuara pėr operacioniet e shpėtimit, pasi shumė viktima kanė mbetur nėn rrėnoja.