Shqipėria nuk mund tė pretendojė integrimin nėse opozita nuk kthehet nė Parlament. Deputetja gjermane, Margarit Wetzel, kryesuese e njė delegacioni tė Bundestagut gjerman nė Shqipėri thotė se pėr rrugėn drejt BE dhe reformat qė duhen pėr kėtė nevojitet njė parlament me 140 deputetė.
"Sigurisht qė pjesėmarrja e opozitės nė Parlament ėshtė tejet e rėndėsishme nė mėnyrė qė tė merren vendime pėr tė ardhmen e vendit. Unė doja tė theksoja faktin qė pjesėmarrja e opozitės apo mbledhja e parlamentit nė numrin e tij tė plotė, ėshtė vėrtet tejet e rėndėsishme. Fakti qė Progres Raporti i publikuar sė fundi kėrkon realizimin e reformave tė rėndėsishme pėr vendin, e bėjnė tė domosdoshme mbledhjen e Parlamentit nė numrin e tij sa mė tė plotė", tha Wetzel,.

Wetzel tha gjithashtu se Gjermania mbėshteste kėrkesėn e Shqipėrisė pėr integrim por ende mbetet njė rrugė e gjatė para. "Ėshtė nė dorėn e gjithsecilit prej vendeve tė vlerėsojnė momentin, se kur duhet tė bėjė kėrkesėn e tij pėr anėtar tė BE. Mendoj se Shqipėria deri sa tė pranohet anėtare e BE, duhet tė ecė dhe tė bėjė progrese tė caktuara. Mendoj qė ėshtė nė rrugėn e duhur pėr kėtė. Ne e respektojmė kėrkesėn e Shqipėrisė dhe e mbėshtesim nė rrugėn drejt integrimit", vijoi Wetzel.

Takimi mes Wetzel dhe Topallit ėshtė zhvilluar nė kuadėr tė njė projekti tė Bundestagut gjerman pėr praktikėn gjermane parlamentare.