Departamenti Amerikan i Bujqėsisė njofton se sė paku njė derr nė shtetin e Minnesotas ėshtė diagnostikuar me virusin H1N1, qė ndryshe quhet gripi i derrave. Ky ėshtė rasti i parė nė Shtetet e Bashkuara qė njė derr preket nga virusi H1N1.
Sekretari i Bujqėsisė, Tom Vilsack, deklaroi tė hėnėn se provat laboratorike kanė konfirmuar prezencėn e virusit nga kampionet e mbledhura gjatė njė panairi tė kafshėve nė shtetin e Minnesotas. Kafsha nuk kishte paraqitur shenja tė sėmundjes ndėrkohė qė zyrtarėt thonė se kampione tė tjera po testohen.

Departamenti Amerikan i Bujqėsisė thotė se infeksioni i njė derri nė panairin e kafshėve nuk nėnkupton se kafshėt pėr tregti janė infektuar sepse derrat qė pėrdoren pėr panaire mbahen tė veēuar nga ata qė rriten nėpėr ferma pėr t’u tregtuar mė pas.

Zyrtarėt gjithashtu thonė se njerėzit nuk mund tė infektohen nga ngrėnia e mishit tė derrit apo produkteve tė tij dhe se mishi i derrit mbetet i sigurt pėr tu ngrėnė.