Dega e Kombeve tė Bashkuara pėr telekomunikacione Unioni Ndėrkombėtar i Telekomunikacioneve (ITU) ka njoftuar pėr dhėnien e lejes pėr gjetjen e zgjidhjes pėr njė mbushės tė vetėm nė tė gjitha llojet e reja tė telefonave celularė.
"Secili pėrdorues i telefonit celular do tė ketė pėrfitim nga zgjidhja e re pėr mbushje (UCS) e cila do tė mund tė pėrdoret pėr tė gjitha modelet e ardhshme tė telefonave pa marrė parasysh se cili prodhues ėshtė nė pyetje. Disa prodhues veēmė po integrojnė UCS-nė produktet e tyre”, ka thėnė zėdhėnėsi i ITU-sė.

ITU shpreson se mbushėsi universal do tė zvogėlojė numrin e mbeturinave tė krijuara nga numri i prodhuesve tė prodhuar tė cilėt hidhen pas blerjes sė aparatit tė ri telefonik.

Nė qershor tė kėtij viti prodhuesit kryesorė tė telefonave celularė si Nokia e Sony Ericsson janė pajtuar qė tė mbėshtesin harmonizimin e mbushėsit tė telefonave, qė do tė thotė se aparatet do tė janė kompatibile me mbushėsit standard nga viti i ardhshėm do tė janė tė pranishėm edhe nė Evropė.