Progresi ėshtė i dukshėm. Nė qoftė se vazhdohet me kėtė ritėm, Shqipėria do tė pėrmbushė shumė shpejt kriteret pėr liberalizimin e vizave”, kėshtu ka deklaruar shefi i delegacionit tė Komisionit Evropian, Helmut Lohan, gjatė njė inspektimi sė bashku me ministrin e Brendshėm Lulzim Basha nė Pikėn e kalimit kufitar Bllatė, nė Dibėr.
Lohan vėrejti se edhe nė kėtė qendėr ishin pėrmbushur plotėsisht detyrat e vėna nga inspektimi i mėparshėm i ekspertėve tė Komisionit Evropian.

Duke pėrmendur faktin se pėr projektet e menaxhimit tė integruar tė kufirit dhe modernizimin e shėrbimit tė gjendjes civile dhe sistemit tė adresave janė dhėnė financime nga Bashkimi Evropian, ambasadori Lohan u shpreh se vlerėson angazhimin e tė gjitha strukturave qeverisėse qendrore dhe vendore pėr progresin e qėndrueshėm tė kėtyre projekteve.

Mė herėt, ministri Basha dhe Lohan ishin nė Peshkopi, ku pas njė takimi me kryebashkiakun Krosi inspektuan zyrėn e gjendjes civile pėr tė parė nga afėr funksionimin e procesit tė aplikimit pėr letėrnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike.

“Ju jeni dėshmitarė tė mirėfunksionimit tė sistemit tė aplikimit pėr pasaporta dhe leternjoftime, i cili ėshtė njė nga sistemet mė tė sigurta dhe mė efiēentė, qė siguron nė tė njėjtėn kohė edhe mbrojtjen e tė dhėnave” u shpreh ministri Basha.

Me rastin e kėtij inspektimi, duke iu drejtuar edhe qytetarėve tė pranishėm tė Peshkopisė, Ministri Basha u bėri thirrje tė gjithė qytetarėve shqiptarė tė pėrshpejtojnė procesin e pajisjes me pasaporta biometrike, pasi kjo ėshtė garancia mė e mirė pėr tė ecur sa mė shpejt drejt momentit tė heqjes sė vizave me BE.

Instalimi i sistemit TIMS, integrimi me sistemin e analizės sė informacionit MEMEX, lidhja me bazėn e tė dhėnave tė INTERPOL-it, janė tashmė detyra tė realizuara edhe pėr PKK Bllatė, Dibėr. Brenda muajit procesi pėrfundon edhe pėr pesė pika tė tjera duke bėrė kėshtu qė tė 26 pikat e kalimit kufitar nė Shqipėri tė plotėsojnė tė gjitha kushtet e krijimit tė njė sistemi unik dhe solid tė menaxhimit tė integruar tė kufirit.

Ministri Basha deklaroi gjatė inspektimit me ambasadorin Lohan, se do tė vazhdojė puna me tė njėjtin pėrkushtim pėr tė pėrmbushur edhe atė pjesė tė detyrave qė pėrcakton udhėrrėfyesi nė mėnyrė qė brenda njė kohe tė shkurtėr ekspertėt e Komisionit Evropian tė mund tė verifikojnė plotėsimin e kritereve nga Shqipėria pėr liberalizimin e vizave.