Edhe pse ndoshta njerėzit nuk janė tė vetėdijshėm pėr sasinė e yndyrave qė konsumojnė nė njė periudhė tė caktuar kohore, truri vetvetiu regjistron gjithēka qė pranon organizmi.
Revista Cell njofton se shkencėtarėt kanė zbuluar njė lloj lipoidi prodhimi i tė cilit shtohet nė sistemin tretės me rastin e konsumimit tė ushqimit tė yndyrshėm. Ky lipoid quhet N-acilfosfatidiletanolamin ose NAPE, i cili nga zorrėt depėrton nė qarkullimin e gjakut dhe shkon drejt nė tru.

Forma mė e pasur e lipoidit NAPE supozohet tė jetė faktor rregullues i konsumimit tė yndyrave, madje edhe atėherė kur ajo merret nė ndonjė rrugė ndėrmjetėse. Nė kėtė mėnyrė shkencėtarėt mendojnė se do tė mund tė krijonin njė lloj mjekimi me anė tė rritjes sė nivelit tė lipoidit NAPE qė do tė sillte deri te njė metodė e re e trajtimit tė mbipeshės.

Eksperimentimet e deritanishme janė realizuar te minjtė, tė cilėve u ėshtė dhėnė pesė ditė rresht NAPE, ndėrsa kjo ka rezultuar me zvogėlimin e konsumimit tė ushqimit dhe rėnien e peshės trupore. Edhe dhėnia me anė tė infuzionit direkt nė tru ka rezultuar me zvogėlimin e futjes sė kalorive nė organizmin e miut.