Njė informacion rutinė tė cilin policia nuk e neglizhoi ka ēuar nė gjetjen dhe bllokimi e plot 23 kilogramė e 510 gramė heroinė. Verifikimi i policisė u krye ditėn e djeshme menjėherė pas informacionit tė dhėnė se nė banesėn e 64-vjeēarit Hamit Doēi nė qytetin e Mamurrasit ndodhej njė sasi e konsiderueshme droge e llojit heroinė.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanė se gjatė kontrollit tė ushtruar nė banesėn e Doēit veē sasisė sė heroinės u gjetėn dhe u sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale edhe njė pistoletė tip “Bereta”, njė armė gjahu po e tipit “Bereta”, respektivisht me nga 4 dhe 20 fishekė.

Ndaj 64-vjeēarit Hamit Doēi ėshtė marrė masa e arrestit nė flagrancė dhe materialet procedurale nė ngarkim tė tij i kanė kaluar pėr ndjekje tė mėtejshme Prokurorisė.

Ndėrkohė qė po dje njė tjetėr person ėshtė arrestuar pėr posedim droge. Kėsaj rradhe operacioni u zhvillua nė qytetin e Durrėsit, dhe u finalizua me arrestimin e 38-vjeēarit Arban Hoxha, pasi afėr Shkėmbit tė Kavajės, u kap nė flagrancė me 28.40 gram lėndė narkotike e llojit heroinė, e cila u bllokua me cilėsinė e provės materiale.