Qeveria e Shqipėrisė miratoi tė mėrkurėn vendimin pėr dėmshpėrblimin financiar pėr ish tė dėnuarit politikė tė regjimit komunist.
Kryeministri Sali Berisha e konsideroi kėtė vendim shumė tė rėndėsishėm, duke siguruar se Qeveria do t’i qėndrojė angazhimit tė saj pėr ish tė pėrndjekurit politikė tė regjimit komunist dhe ish pronarėt pėr dėmshpėrblimin dhe kompensimin e tyre.

“Ky ėshtė njė vendim shumė i rėndėsishėm qė bėhet nė zbatim tė ligjit dhe procesi do tė fillojė. Kėto dy shtresa, tė pėrndjekurit politikė dhe ish pronarėt, do tė kenė vėmendjen maksimale tė qeverisė pėr t’i qėndruar dėmshpėrblimit, kompensimit tė tyre,” u shpreh kryeministri.