Vikena Kamenica vjen pėrpara publikut me njė koncert recital, tė titulluar "Album pėr miqtė". Ėshtė vėrtetė njė rast pėr tė ndarė me miqtė arritjet e shumė vjetėve, por edhe njė sfidė.
Pas diplomimit nė vitin 2001, ky ėshtė recitali im i parė klasik dhe kjo ėshtė njė pėrmbledhje e karaktereve dhe roleve qė kam realizuar kėto vite. Nė kėtė koncert sjell edhe vajzėn me karakter tė fortė, edhe djaloshin, edhe tė marrėn... Ėshtė mė shumė se njė koncert, thotė Kamenica, teksa pėrgatitet pėr koncertin qė do tė mbahet sonte nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit.
Pėrgatitjet pėr kėtė ngjarje, e cila ėshtė pjesė e stinės koncertore tė TKOB-it, kanė muaj qė kanė nisur. Nė muajin maj, sė bashku me pianisten Rudina Ciko, e cila e shoqėron sėrish sot nė mbrėmje, realizuan njė koncert kuadrin e njė serie aktivitetesh me artistė me origjinė korēare.
Nė albumin e saj veēon njė arie nga opera Karmen e Bizesė, njė nga rolet e saj mė tė suksesshme. Pėr tė vazhduar tek romanca mė e bukur qė ka shkruar Cole Porter pėr gruan e tij, nė prag tė vdekjes.