Me poshte po iu dergoj nje mesazh e lene nga nje vajze italiane ne momentet e fundit te jetes se saj.
Teksa Po vdiste ajo le nje mesazh per nenen e saj dhe nje gazetar (edhe pse i shokuar nga ngjarja) hedh gjithcka ne leter dhe tashme me kete mesazh ka filluar nje fushate sensibilizimi kunder alkolit dhe shpejtesise.
Mama!
Dola me miqte
Shkova ne nje feste dhe kujtova ēka me kishe thene:qe te mos pija, pije alkolike. Me the te mos pija sepse ne kthim do te ngisja makinen, keshtu qe piva nje sprite. U ndjeva vertete krenare per veten time, sepse kisha degjuar dhe menyren aq te embel me te cilen me sugjeroje te mos pija nese do te ngisja makinen, te kunderten e asaj qe me thone disa nga miqte.
Bera zgjedhjen e duhur dhe keshilla jote ishte e drejte.Kur mbaroi festa, njerezit filluan te ngisnin makinat e tyre pa qene ne gjendje ta benin nje gje te tille.Une mora makinen time,e bindur qe nuk isha e dehur.Nuk mund ta imagjinoja, mama, se ēfare me priste....Diēka e papritur! Tashme ndodhem ketu e shtrire mbi asfalt dhe degjoj nje polic qe thote:djali qe shkaktoi aksidentin ishte i dehur. Mama, zeri yt me duket kaq i larget! Gjaku im eshte shperndare gjithandej dhe me gjithe forcat e mija po kerkoj te mos qaj. Mundem te degjoj mjeket tek thone:kjo vajze nuk do tja dale mbane. Jam e sigurte qe djali qe ngiste makinen tjeter, as nuk mund ta imagjinonte teksa ecte me gjithe shpejtesi.Ne fund te fundit, ai vendosi te pinte dhe une tani duhet te vdes... Perse njerezit e bejne gjithe kete,mama? Duke e ditur se do te shkaterrojne jete njerezish?Dhimbja eshte si nje grusht me qindra thika njekohesisht. Thuaj motres sime te mos trembet, mama, thuaj babait te behet i forte.Dikush duhet ti kishte thene atij djali qe nuk duhet te ngiste makinen i dehur...Ndoshta,nese prinderit e tij do tja kishin thene, une tani do te isha akoma gjalle...Frymemarrja ime sa vjen dhe dobesohet dhe po filloj te kem vertete frike.Keto jane momentet e mija te fundit dhe ndihem kaq e deshperuar. Do te me pelqente te te perqafoja mama,ndersa qendroj e shtrire, ketu, duke vdekur.Do te me pelqente te te thoja se te kam shume xhan.Per kete te kam shume xhan dhe .lamtumire. Keto fjale jane shkruar nga nje gazetar, I cili ishte prezent ne vendin e aksidentit.Vajza, teksa vdiste, peshperiste keto fjale dhe gazetari shkruan .I shokuar. Ky gazetar ka filluar nje fushate sensibilizimi kunder ngarjes se makines ne gjendje te dehur.