Nga 12 shkurti deri me 15 shkurt do te jete e mundshme te behet seks lirisht ne tualetin e restorantit
Nje restorant ne Toronto te Kanadase ka startuar nje fushate unike publicitare, duke ftuar klientet te kene marredhenie seksuale ne tualet, gjate javes se Shen Valentinit. Dhe iniciativa e “Mildred's Temple Kitchen”, e publikuar nga gazeta “Toronto Star” eshte perhapur menjehere neper faqet e internetit. Keshtu, nga 12 shkurti deri me 15 shkurt do te jete e mundshme te behet seks lirisht ne tualetin e restorantit, aq me teper qe dicka e tille eshte aprovuar edhe nga Deprtamenti per Shendetin dhe Sigurimin Ushqimor te Torontos. Si pasoje e kesaj iniciative ka pasur nje “boom” vizitash ne faqen zyrtare te restorantit, ndoshta edhe per te bere ndonje prenotim per ato dite festive…

Rory Gallagher, menaxher i restorantit, eshte duke organizuar nje feste te paharrueshme Shen Valentini, qe i pelqen edhe Donna Dooher, pronares se lokalit historik te Torontos, e cila per shtypin kanadez eshte shprehur: “Ne tualetin tone kane ndodhur gjithmone gjera me sfond seksual. Kete here do te hedhim nje hap me shume perpara...”. Klienteve u kerkohet vetem te konsumojne nje darke ne restorant dhe te kene prezervativin me vete. Kurse autoritetet shendetesore kane fiksuar se nuk ka asnje dhunim te ndonje norme komunale, nese banjot do te jene gjithmone te pastruara.

Personeli do t’u garantoje privatesine cifteve qe do te jene te ndare, pervecse do te riktheje kushtet higjenike optimale, sapo nje raport te realizohet. Detaje te metejshme, sidomos te natyres se sjelljes, jane publikuar ne faqen e lokalit ku, vec shfaqjes se fotove te banjos se restorantit, pronarja provokon publikun me nje fraze qe tingellon pak a shume si “Di ta besh vetem ne shtrat?”.