Vėshtirėsi nė qarkullimin e automjeteve, zona tė thella tė izoluara nga bora dhe njė pjesė tjetėr pa energji elektrike ėshtė gjendja nė Shqipėri pas reshjeve tė fundit. Sipas burimeve nga Kukėsi, moti i keq ka shkaktuar ndėrprerje tė furnizimit me energji elektrike nė qark.
Qyteti ėshtė zgjuar pa drita, si pasojė e njė defekti nė linjėn e transmetimit. Lajmin e konfirmojnė edhe burime tė OST-sė, tė cilat njoftojnė se po punohet pėr kthimin e situatės nė normalitet. Probleme tė njėjta janė shėnuar edhe nė Fushė-Arrėz e Tropojė ku banorėt ankohen pėr mungesėn e energjisė.

Ndėrkohė, bora nė zonat e thella ka shtruar mirė. Trashėsia ka arritur deri nė 30 centimetra duke shkaktuar vėshtirėsi nė qarkullim. Policia kėshillon pėrdorimin e zinxhirėve nė akset Kukės-Qafė Mali dhe Qafė Shllak-Qafė Mali.