Thirrja vehabiste nė selefizėm .
Hyrje
Nė kėtė punim do ti shpjegojmė karakteristikat themelore tė vehabizmit dhe neo-selefizmit. Mė shumė do tė bazohemi nė fenomenin e selefizmit, duke pasur parasysh se ai ėshtė ideologjia e njė lėvizjeje fetaro-reformatore e cila botėn islame mė shumė e degradoi sesa qė e afirmoi. Do tė shpjegojmė se selefizmi nuk ėshtė medhheb fetar dhe juridik, porse ai mė tepėr ėshtė reaksion nė njė situatė nė tė cilėn muslimanėt i gjetėn nė kontakt me popujt dhe civilizimet e tjera qė e kishin pranuar islamin dhe nė tė kishin sjellė diēka nga traditat e tyre. Krahas kėsaj do ti pėrmendim edhe karakteristikat kryesore tė selefizmit, domethėnien e fjalės selef nė gjuhėn arabe, si dhe dallimin midis selefit dhe selefizmit, qė sot shumė muslimanė nuk e vėrejnė.
Nė kėtė punim do tė shpjegojmė se krijimi i medhhebit selefij ėshtė risi (sajim, bidat) dhe se nuk ka ekzistuar nė kohėn e gjeneratave tė para tė muslimanėve, dhe se krijimi dhe ndjekja e njė medhhebi, janė dy shprehje tė ndryshme.
Themeluesi i vehabizmit
Themelues i kėsaj lėvizjeje ka qe Muhammed ibn Abdulvehhabi (1703-1792/ 1115-1206 h.), origjina e tė cilit ėshtė nga Lindja prej fisit Benu Temin. Lindi dhe u rrit nė krahinėn shkretinore tė Nexhdit, e cila ka qenė e ndarė nga ndikimet e civilizimeve tė tjera. Nė tė ėshtė zhvilluar jeta primitive arabe e cila as qė ishte e pėrparuar, as qė dinte pėr shkencėn dhe artin, me tė cilat arabėt erdhėn nė kontakt pėrgjatė pushtimeve. Deri para disa pesėqind viteve, Nexhdi ishte, kryesisht, i pabanuar; jeta e tij e vetme njerėzore kufizohej nga beduinėt, tė cilėt i kullotnin kafshėt e tyre. Nexhdi ishte i izoluar nga shumica e territoreve tė Gadishullit Mekka dhe Medina ishin larg nė Perėndim ndėrsa qarkullimi i vetėm i Nexhdit nė kohėn e Ibn Abdulvehhabit qe me Kuvajtin dhe ishullin e Bahrejnit nė Lindje. Mirėpo, Nexhdi i shkretė dhe i paujė, pėrfundimisht, do tė bėnte njė ndikim tė madh nė historinė botėrore, pasi qė aty ithtarėt e vehabizmit do tė ndėrtojnė Rijadin, fronin e ardhshėm tė Arabisė Saudite.
Kur Ibn Abdulvehhabi shkoi nga Medineja nė Basra dhe nė qytete tė tjera nė kėrkim tė diturisė, i refuzoi risitė dhe legjendat tė cilat i dėgjoi dhe i pa, si edhe shkencat tė cilat nuk pajtoheshin me mėnyrėn e tė menduarit tė tij. Kjo, pra, ndodhi para kontaktit me popujt joarab qė e kishin pranuar Islamin dhe qė nė tė futėn mėnyrėn e re tė tė menduarit dhe tė interpretuarit. Atėherė u paraqitėn ilmu-l-kelami dhe u pėrkthyen veprat filozofike nga gjuha greke. Ai me kėtė nuk u pajtua, pasi qė praktikonte Islamin fillestar dhe iu pėrmbajt shkencės dhe mendimit, pėrfaqėsues tė tė cilit ishin Ahmed ibn Hanbeli, Ibn Tejmijje dhe Ibn Kajjim el-Xhevzijje.
Babai i tij ishte njė njeri i mirė. U shqua si njė dijetar. Gjithashtu, edhe vėllai i tij, shejh Sulejmani. Babai i tij, i vėllai si edhe dijetarė tė tjerė, nė tė gjetėn prognozėn e animit kah humnera dhe tė zemrės sė devijuar, pasi qė ishin dėshmitarė tė fjalėve dhe veprimeve tė tij dhe tė devijimeve tė tij nė shumė ēėshtje. E kanė kritikuar pėr kėtė dhe i kanė alarmuar njerėzit e tjerė nga ai. Dhe, tamam u vėrtetua frika e tyre kur haptas u paraqit me risitė, lajthitjet dhe devijimet me tė cilat i mashtroi injorantėt dhe u kundėrshtua me dijetarėt dhe imamėt e fesė, dhe arriti deri nė atė shkallė sa qė i shpalli pėr qafirė njė bashkėsi besimtarėsh.
Qė kėndej filloi kundėrshtimi i parė dhe kryesor i Ibn Abdulvehhabit me atė qė, ashtu siē e kishin kuptuar arabėt e parė dhe qarqet arabe nė jetėn e tyre primitive, Islamit iu bashkėngjit nė pikėpamje tė risive dhe shtesave, pavarėsisht se a ishin ato absurditete tė vėrteta apo fryte tė mėnyrės sė tė kuptuarit tė bashkėsive tė qytetėruara.
Pas ikjes sė fatimitėve nga qeverisja dhe ardhjes sė osmanlinjve, nė botėn sunnite u paraqitėn tarikate tė ndryshme sufiste tė cilėt jo rrallė iu shmangėn autenticitetit islam, gjė qė Ibn Abdulvehhabin e nxiti qė ti kundėrvihej kėsaj, pasi qė kjo, sipas mendimit tė tij, ishte shirk i qartė. Konsideronte se tė vizituarit e varrit tė tė Dėrguarit, s.a.v.s., dhe tė bėrit e teves-sulit me tė dhe me tė dėrguarit e tjerė, si dhe me robėrit e mirė tė Allahut dhe vizita e varreve tė tyre, ėshtė shirk. Konsideronte se ėshtė shirk tė thirrurit e tė Dėrguarit tek teves-suli, gjithashtu thirrja e robėrve tė tjerė tė Allahut, kur tė bėhet teves-suli, ėshtė shirk. Gjithashtu, konsideronte se nėse dikush ia pėrshkruante dikujt tjetėr ndonjė veprim pos Allahut, madje edhe me fjalėt simbolike, si p.sh., Ky ilaē mė bėri dobi, ai bėhet mushrik (politeist).
Edhe pse Ibn Abdulvehhabi nuk i takoi asnjė medhhebi, sepse i mohonte ato, prapė se prapė u mbėshtet nė mendimet e Ahmed Ibn Hanbelit dhe nė ideologjinė selefite. Ai ishte mė tepėr se njė shejh dhe fekih, dhe kishte filluar ti bind udhėheqėsit arabė qė ta pranojnė dhe qė tė luftojnė me ushtri kundėr, gjoja, mushrikėve. Nė kėtė e dėgjoi emiri i Derijjes, Muhammed ibn Saud, i cili i shprehi edhe mirėseardhje. Atėherė, ata bėnė marrėveshje qė tė krijojnė shtetin dhe mbretėrinė e re nė themelet e monoteizmit tė pastėr.
Karakteristikat kryesore tė vehabizmit
Pra, nismėtari i kėsaj doktrine, Ibn Abdulvehhabi, lidhi marrėveshje me Muhammed ibn Saudin, nė vitin 1744, sipas sė cilės duheshin tė pėrkrahnin njėri tjetrin nė krijimin e ambicieve tė tyre analoge fetare dhe politike nė gadishullin Arabik. Fjala ishte qė Abdulvehhabi tė bėhej imam, udhėheqės fetar, gjersa Ibn Saudi tė bėhej emir, udhėheqės politik.
Megjithatė, ashtu si Alma Imamoviq thekson nė punimin e saj tė magjistraturės Wehhabism in Bosnia and Herzegovina, ėshtė e nevojės qė tė bėhet dallimi ndėrmjet vehabizmit tė shekullit tetėmbėdhjetė dhe neo-vehabizmit tė shek. njėzet: Pėrderisa vehabizmi i shek. 18, konsiderohet si njė lėvizje reformiste dhe paraqitje e zymtė nė fund tė Perandorisė Osmane, neo-vehabizmi i shek. 20, ėshtė ideologji politike, e shndėrruar nė fenomen ndėrkombėtar.
Por, Andras Riedlmayer, ekspert pėr historinė osmane dhe arkitekturėn islame nė universitetin e Hardvardit, gjithashtu vė nė pah qė tė kuptuarit se vehabistėt janė muslimanė konservativė ėshtė gabim. Vetė esenca e konzervativizmit pėrbėn respektimin e historisė dhe traditės dhe vazhdimin e ruajtjes sė vlerave tradicionale. Vehabistėt nuk janė konzervatorė, porse radikalė, tė cilėt njėjtė sikur protestantėt fundamentalistė amerikanė- preferojnė leximin primitiv, tekstual tė Librit tė Shenjtė mbi atė qė ata e quajnė hulumtim i padobishėm i librit, dhe dėshirojnė tė lėnė anėsh vite tė tėra tė historisė dhe traditės islame. Vėrtetė, nė mes tė muslimanėve, vetėm vehabistėt janė ata tė cilėt, nė njėfarė mėnyre nė formė novatore, pohojnė se pėr gjatė 1100 viteve para Ibn Abdulvehhabit dhe shtėpisė sė Ibn Saudit askush nuk e kishte kuptuar Islamin aq sa duhet.
Njė interpretim i tillė, tekstual, i vendeve dhe traditave tradicionale fetare islame, si rrezik i cili shpie kah idhujtaria, ka pėrcjell ngritjen politike tė shtėpisė sė Saudit nė gadishullin Arabik nga fillimi i shekullit nėntėmbėdhjetė. Duke u ngritur kundėr Perandorisė Osmane, nė vitin 1801, gjersa ajo mbrohej nga invazioni i Napolonit nė Egjipt dhe Palestinė, ushtria saudite-vehabiste pushtoi proveniencėn osmane, Irakun, ndėrsa nė mesin e kulteve tė shenjta islame tė shkatėrruara dhe tė dėmtuara nė atė luftė ishte edhe kupola nė varin e imam Huseinit, nipit tė Pejgamberit, nė Qerbela. Mė pas, ushtria e Saud bin Abdul Azizit pushtoi qytetet e shenjta, Mekken dhe Medinen, kurse qeveria e re filloi njė spastrim tė madh tė trashėgimisė islame. Nė largimin sistematik tė mauzoleve islame, vendeve tė shenjta dhe pėrmendoreve mbi vare, u shkatėrruan edhe shtėpitė ku lindėn i Dėrguari, vajza e tij, Fatimja, dhėndri Aliu dhe dy halifėt e parė, Ebu Bekri dhe Omeri. Tė ruajtura kanė qenė vetėm Qabeja nė Mekke dhe Xhamia e tė Dėrguarit, s.a.v.s., (me varrin e tij) nė Medine. Nė shtatė vitet vijuese, muslimanėt e kishin tė ndaluar vizitėn e qyteteve tė shenjta pėrderisa nuk pranonin tė ndiqnin doktrinėn vehabiste. Perandoria Osmane, nė vitin 1813, i ktheu qytetet e shenjta, mirėpo njė shekull mė vonė, me rėnien e saj pas Luftės sė Parė Botėrore, tė ndihmuar dhe tė armatosur me paratė britanike, pėrsėri nė to hyri ushtria saudite. Qė nga atėherė, 1920, deri mė sot, nė vazhdimin e largimit sistematik tė vendeve historike islame dhe tė pėrmendoreve, ndėr tė tjerash, u shkatėrrua varreza Xhennetu-l-mual-la nė Mekke, me varrin e Hatixhes, gruas sė parė tė tė Dėrguarit, s.a.v.s.., (dhe shtėpia e saj nė qytet), dhe Xhennetu-l-baki nė Medine, me varret e njė numri tė personaliteteve historike islame; gati se tė gjitha burimet e ujit dhe bunarėt nė tė cilat i Dėrguari, s.a.v.s., i kryente ritualet e larjes, duke e pėrfshirė edhe atė nė pronėn e shoqėruesit tė tij, Selman el-Farisiut, e cila edhe vetė ėshtė rrafshuar me tokėn.