Nė treg sė shpejti do tė gjendet edhe telefoni mė i ri i menēur i kompanisė HTC i bazuar nė sistemin operativ Android. Specifikat e tij flasin se bėhet fjalė pėr njė telefon me performansa shumė tė larta.
Nė Shtetet e Bashkuara qė njė kohė po qarkullojnė thashetheme se Verizon, njė prej rrjeteve mė tė mėdha tė telefonisė mobile, sė shpejti do tė duhej tė ketė nė ofertė telefonin e ri tė HTC-sė me performansa tė shkėlqyera. Emri i kėtij telefoni tė menēur ėshtė Incredible dhe duket se HTC e ka paramenduar atė si njė konkurrent tė fuqishėm tė pajisjes sė re iPhone e cila pritet nga tė gjithė qė tė paraqitet nė fund tė muajit qershor.
Incredible do tė ketė procesor Snapdragon tė Qualcomm me takt prej 1 GHz dhe do tė ketė deri nė tetė gigabajt tė memories interne e cila do tė mund tė zgjerohet me anė tė kartelave tė memories microSD deri nė kapacitetin prej 32 gigabajt. Versioni i Androidit tė instaluar do tė duhej tė jetė ai 2.1. Pritet qė tė ketė tė integruar Flash dhe mbėshtetje pėr klientė tė e-mailave me anė tė Microsoft Exchange apo Google Mail.
HTC ka vendosur qė nė Incredible tė integrojė fotoaparatin me rezolucion prej tetė megapikselash me dy dioda LED tė cilat do tė shėrbejnė si blic gjatė fotografimit apo si ndriēim gjatė incizimit tė video materialeve. Ekrani i tij me diagonale prej 3.7 inēėsh do tė jetė i bazuar nė teknologjinė AMOLED dhe do tė ketė 480 x 800 piksela.
Duket se Incredible do tė jetė mė i vogėl dhe mė i lehtė sesa pajisja aktuale iPhone. Dimensionet e tij do tė duhej tė ishin 117.5 x 58.5 x 11.9 mm, gjersa pesha 130 gramė.
Supozohet se Incredible do tė mund tė dilte nė shitje gjatė fundit tė kėtij muaji, mirėpo ēmimi nuk ėshtė bėrė publik.