Gazetarja sudaneze, Lubna Ahmed Al-Hussein, e cila kėrcėnohej me rrahjen me kamxhik pėr shkak tė veshjes sė pantallonave, tė hėnėn ėshtė gjobitur me 200 dollarė ose me njė muaj burgim.
Nuk do ta paguaj gjobėn, mė shumė dėshirojė tė shkojė nė burg, deklaroi ajo menjėherė pas vendimit tė gjykatės.
Sudanezja u arrestua nė korrik nė njė restorant nė qytetin e Hartumit me 12 gra tė tjera pėr shkak tė sjelljes sė pahijshme, pasi kishte veshur nė pantallona tė gjera dhe bluzė tė gjatė.
Tė arrestuarat e tjera u dėnuan me dhjetė goditje me kamxhik. Njė gjė e tillė e priste edhe Lubnan, por ajo i hodhi poshtė akuzat dhe filloi fushatėn publike pėr suprimimin e nenit kontestues tė kodit penal nė Sudan, i cili parashikon deri 40 goditje me kamxhik pėr personin qė sillet nė mėnyrė tė pahijshme, e shkel moralin publik ose mbanė veshje jo pėrkatėse.