Lajme Sportive!
Klose: Gjithcka e perkryer
Miroslav Klose, ne stervitjet qe po zhvillon rregullisht me skuadren e tij te re, ka treguar foren e tij me te mire. Ne nje interviste, golashenuesi me i mire i Boterorit ka folur per marredhenien e tij me Luka Tonin si dhe per arsyet pse Trosten Frings dhe Tim Borovski kane zili ndaj tij.
- Si jane pershtypjet tuaja te para ne skuadren e Bajernit?
- Aboslutisht pozitive. Une jam pritur shume mire. Bajerni i Mynihut eshte nje skuader ku ka jete e vullnet per te festuar vetem fitore. Kjo ndihet qe ne sterivjte. Marredhenia me lojtaret eshte gjithashtu shume e mire. Thjesht, eshte kenaqesi te jesh ketu.
- Si merren vesh lojtaret me njeri-tjetrin?
- Ne flasim me gjuhen e futbollit (qesh). Une vete flas pak anglisht, pastaj eshte Martin Demikelis ai qe perkthen shume mire. Ka edhe nga ata qe dine mjaft fjale italisht, ne skuader te gjithe jane gati per te dhene ndihme sa here eshte nevoja.
- Po marredhenia juaj me kolegun tuaj ne sulm, Luka Toni, si eshte?
- Deri tani nuk kam kembyer asnje fjale per ceshtje personale me te. Gjate stervitjeve ne jemi shume te perqendruar ndaj udhezimeve taktike te Otmar Hitcfeldit. Ne fushe ne e dime se cfare duhet te bejme, e kuptojme se kur duhet te kalojme ne te majte apo ne te djathte dhe mendoj se kjo eshte me e rendesishmja. Toni ka shume cilesi, eshte teper i afte si ne gjuajtjet me koke ashtu edhe ne toke. Mendoj se plotesojme shume mire njeri tjetrin ne fushe. Sa me shume takime dhe seanca stervitore te zhvillojme sebashku, aq me e mire do te jete marredhenia mes nesh.
- Si eshte gjendja juaj fizike aktualisht?
- Pas nje sezoni te gjate, ishte e novjshme qe trupi te beje pak pushim. Para se te nisnin stervitjet, ne beme shtate deri ne dhjete dite stervitje rigjeneruese, si not apo vrapime te shkurtra. E rendesishme eshte qe une jam ne formen time me te mire per fillimin e sezonit.
- Cfare mund te thoni per Frenk Riberine?
- Ne fakt nuk kam shume per thene. Frenku eshte nje "zog i cmendur" (qesh). Gjerat qe ben ai ne fushe jane te pabesueshme. Ai i jep jete gjithe skuadres. Eshte nje futbollist shume i mire, i cili eshte gjithnje ne kerkim te rezultateve me te larta. Ai eshte nje tip fantastik, pervec anglishtes, di gjithcka tjeter (qesh perseri).
- Cfare prisni nga fillimi i Bundesliges?
- Besoj se e dime se cfare na pret qe ne javen e pare te sezonit. Ne do te jemi ne qender te vemendjes, do te na sulmojne te gjithe, sepse qe ne fillim do te jemi ne krye te renditjes. Mund te them se situata per kundershtaret tane ka per te qene kritike sa here qe topat te futen ne zonen e rreptesise.
- Cfare mendoni per kunjat e fundit ndaj jush nga Torsten Frings dhe Tim Borovski?
- Keto jane gjera me te cilat nuk merrem fare, sepse e di se te kujt jane keto deklarata. Kjo eshte nje ceshtje e mbyllur per mua. Ndoshta ata jane pak ziliqare ndaj lojes tone ne Mynih.
- A keni arritur ta fitoni genin e Bajernit?
- Jo, ende, por ndoshta do ta kem shume shpejt orarin kur implantohet ai (qesh). Duket qe ne stervitje se sa i madh eshte entuziazmi ketu. Cdo lojtar perpiqet te jape 100% te potencialit te tij ne seancat stervitore. Ky eshte kushti kryesor per te qene i suksesshem.
- Sa vlere kane sulmuesit e Bajernit te Mynihut ne Europe?
- Duke e bere krahasimin nga Barcelona, mendoj se ne nuk jemi shume larg. Lukas Podolski eshte nje sulmues shume cilesor. Te tille lojtare do te mbijetojne ne Europe.
- Si eshte marredhenia juaj me Lukas Podolskin?
- Kontaket e mia me te jane njelloj si ne perfaqesuese. Lukasi, edhe kur eshte i demtuar, eshte si nje "zog gazmor". Une shpresoj qe ai te permiresohet e te jete serish ne forme sepse cilesite e tij duhen ne skuader.
- Cilin nga titujt e ketij sezoni keni me perzemer?
- Nese eshte e mundur, une dua ti fitoj te tre titujt. Duam qe te pakten ne Gjermani te jemi kampionet e ketij sezoni e me vone.
- Duke pasur parasysh se keni disa jave tashme qe ndodheni te Bajerni i Mynihut, a mund te na thoni se cili eshte ndryshimi mes skuadres tuaj te re dhe Verder Bremenit?
- Me pare shihja vetem ngjyren e gjelbert e te bardhe ndersa tani te kuqen e te bardhen. Por, le t'i leme shakate menjane, Bajerni i Mynihut eshte nje skuader me profesioniste, ne te gjitha aspektet. Ketu gjithcka eshte e organizuar ne menyre te perkryer. Madje mund te them se kam gjetur me shume nga sa kisha imagjinuar te gjeja ketu.
- A keni gjetur tashme nje shtepi ne Mynih?
- Kam pare disa shtepi, por nuk e kam gjetur ende ate te duhuren. Por, besoj se kjo gje nuk ka per te qene shume e veshtire. Ne Mynih dhe ne rrethinat e qytetit ka boll "cati" ku te fushesh koken.