Kur nuk mund tė flini, jeni tė vetėdijshėm pėr kėtė gjė. Megjithatė, ēfarė ndodh derisa flini? Pse zgjoheni me ndjenjėn e lodhjes? Ekzistojnė disa arsye pėr shkak tė tė cilave koha tė cilėn e kaloni nė gjumė nuk ju rivitalizon nė atė masė siē do tė duhej.
Flini keq dhe zgjoheni me shije tė pakėndshme nė gojė
Kundėrmimi i mėngjesit mund tė jetė sinjal i refluksit tė lukthit. Hulumtimet e fundit kanė treguar qė 25 pėr qind tė njerėzve tė cilėt deklarojnė qė flenė keq, nė fakt kanė refluks tė padiagnostikuar tė stomakut. Trupi pjesėrisht ju zgjon nga gjumi, madje edhe kur nuk keni asnjė simptomė. Rezultat i kėtij refluksi tė qetė ėshtė gjumi jo i njėtrajtshėm dhe shija e keqe nė gojė.
Pėr ta zgjidhur kėtė problem mos hani tė paktėn dy orė para gjumit. Nė orėt e mbrėmjes shmangni ushqimet e tharta si dhe alkoolin, ēokollatat, salcat e rėnda, ushqimet e yndyrshme dhe ushqimin e mėlmesuar. Disa mjekė rekomandojnė pėrtypjen e ēamēakėzit para gjumit pėr tė nxitur prodhimin e pėshtymės.
Ilaēet e caktuara, si aspirina, janė tė rėnda pėr stomakun, prandaj mos i konsumoni para gjumit. Refluksi i lukthit mund tė shfaqet pėr shkak tė trashėsisė, ndėrsa humbja e kilogramėve do tė bėnte mrekulli.
Shpesh zgjoheni gjatė natės, sepse duheni tė shkoni nė tualet
Nikturia ėshtė emėrtimi profesional pėr zgjimin nė mes tė natės pėr tė shkuar nė banjė. Vlerėsohet qė madje 65 pėr qind e personave gjatė natės kanė nevojėn pėr urinim. Fatmirėsisht trupi ynė nė mėnyrė natyrale rregullon nevojėn pėr urinim gjatė gjumit kėshtu qė mund tė flemė rreth 8 orė. Megjithatė, me plakjen e personit bie niveli i hormonit antidiuretik, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr kontrollimin e urinimit.
Disa njerėz pas pėrdorimit tė banjės nė mes natės flenė pėrsėri shumė mė vėshtirė dhe janė nė gjendje tė qėndrojnė tė shtrirė me orė, pėr ēarsye trupi nuk mund tė pushojė nė mėnyrė kualitative.
Pėr ta zgjidhur kėtė problem mos pini asnjė lėng tė paktėn tri orė para se te shkoni nė shtrat. Kjo po ashtu pėrfshin ushqimin i cili pėrmban shumė lėngje, siē janė supat dhe pemėt. Reduktoni konsumimin e kafes dhe ēajit, sepse acidet nga kafja dhe ēaji mund tė irritojnė fshikėzėn. Mos pini alkool sepse irriton fshikėzėn e urinės dhe vepron si diuretik.
Pėrdorimi i tualetit le tė jetė gjėja e fundit qė e bėni para se tė shkoni nė shtrat. Po ashtu kontrolloni nėse urinimi juaj ėshtė i vėshtirėsuar dhe nėse ėshtė gjithsesi shkoni te mjeku. Urinimi i shpeshtuar mund tė jetė simptomė e diabetit, prandaj nėse nuk jeni testuar pėr diabet, shkoni te mjeku.
Nofulla juaj ju kėrcet ose ju dhemb, ndėrsa dhėmbėt tuaj janė tė dėmtuar
Kėrcėllitja e dhėmbėve profesionalisht quhet bruksizėm dhe ky ėshtė aktivitet i nėnvetėdijshėm. Ekspertėt vlerėsojnė qė vetėm 5 pėr qind e njerėzve kėrcėllojnė me dhėmbė, dhe kėtė gjė madje as qė e dinė. Kryesisht partnerėt janė ata qė e vėnė re kėtė gjė. Shtrėngimi i nofullės ėshtė po ashtu njė lloj i bruksizmit, pėrveē qė dhėmbėt shtrėngohen fort, pėr dallim nga kėrcėllima gjatė sė cilės nofulla lėviz nga njėra anė nė tjetrėn, duke prodhuar tinguj.
Bruksizmi lodh muskujt e nofullės. Derisa bruksizmi ėshtė intensiv i tėrė trupi ėshtė i lodhur, nė vend qė tė pushojė.
Qė tė liroheni nga bruksizmi, gjithsesi shkoni te stomatologu, i cili mund tė gjejė shkaqet thelbėsore, siē ėshtė kafshimi i pakoordinuar. Nėse shtrėngimi i nofullės ėshtė problemi juaj i vetėm, ka pajisje tė caktuara stomatologjike pėr tė lehtėsuar problemin.
Ekspertėt sugjerojnė qė tė ndėrpritni pėrtypjen e ēamēakėzėve gjatė ditės, sepse nevoja pėr pėrtypjen mund tju vazhdojė edhe gjatė natės. Disa njerėz kanė pasur lehtėsim nga kėrcitja e dhėmbėve pas injektimit tė botoksit nė muskujt e nofullės.
Gjumi i paqetė
Forma e tillė e ērregullimit manifestohet nė lėvizjen e shpeshtė tė gjymtyrėve duar apo kėmbė, ndėrsa ekspertėt shpesh e quajnė sindroma e kėmbėve tė paqeta, pėr tė cilėn arsye trupi nuk ėshtė nė gjendje tė relaksohet komplet.
Mjekėt nuk e dinė se ēka saktėsisht i shkakton ato ērregullime, por mendojnė qė janė tė lidhura drejtpėrdrejt me mungesėn e REM, fazės sė thellė dhe qetėsuese tė gjumit. Parehatia parandalon zhytjen nė gjumė tė thellė, ndėrsa lėvizja e shpeshtė me gjymtyrė mund tju zgjojė nga gjumi i thellė.
Pėr ta zgjidhur kėtė problem mė sė miri do tė ishte tė kėshilloheni me mjekun, i cili do tė kėrkojė shkakun themelor. Shkaqet mund tė jenė tė ndryshme, duke pėrfshirė diabetin, artritin, aneminė, sėmundjet e gjėndrės tiroide ose problemet me veshka. Mjekun tuaj duheni ta njoftoni pėr tė gjitha ilaēet qė i merrni, sepse disa lloje tė ilaēeve mund tė shkaktojnė sindromėn e kėmbėve tė paqeta.
Po ashtu mund tė provoni me ndryshimin e shprehive ushqyese pėr tė fituar sasinė e nevojshme tė hekurit dhe vitaminės B, veēanėrisht tė acidit folik, sepse pėr shkak tė mungesės sė tij mund tė vijė deri te sindroma e kėmbėve tė paqeta. Hani mish tė kuq dhe perime tė gjelbra, tė cilat janė burim i shkėlqyeshėm i materieve ushqyese.
Zgjoheni me gojė tė thatė dhe me erė tė pakėndshme
Era nė gojė dhe gėrhitja mund tė pėrkeqėsojnė gjumin. Nėse keni partner kėrkoni nga ai qė tė pėrcjellė se a merrni frymė me gojė apo gėrhisni. Frymėmarrja nė gojė dhe gėrhitja mund tė reduktojnė kualitetin e gjumit sepse organizmi nuk merr oksigjen tė mjaftueshėm, pėr ēarsye nuk mund tė relaksohet sa duhet. Gėrhitja e fortė mund tė tregojė pėr probleme mė serioze gjatė gjumit.
Ushtroni frymėmarrjen pėrmes hundės. Eksperimentoni me pozitat nė tė cilat flini. Shumica e njerėzve marrin frymė me gojė ose gėrhasin kur flenė nė shpinė. Shmangni konsumimin e alkoolit nė orėt e vonshme tė mbrėmjes. Alkooli relakson muskujt e fytit, ēka shkakton gėrhitjen. Disa medikamente tė caktuara pėr qetėsim po ashtu mund tė shkaktojnė relaksimin e fytit.
Trashja ėshtė njė nga shkaktarėt e shpeshtė tė gėrhitjes. Humbja e kilogramėve mund tė eliminojė gėrhitjen, ndėrsa pėr ju do tė nėnkuptojė gjumė mė kualitativ.
Flini qetė, por zgjoheni me fyt tė pezmatuar ose me dhimbje nė shpinė
Shkaku mund tė jetė apnea e cila definohet si rregullim i gjumit nė tė cilin vjen deri te ndėrprerja e frymėmarrjes nė intervale prej dhjetė sekondash apo mė shumė. Apnea mbyllė fytin dhe ndalon furnizimin me ajėr, pėr ēarsye ju nuk mund tė merrni sasi tė mjaftueshme tė oksigjenit. Kjo shkakton gjumė joproduktiv dhe me ngėrēe. Trashja ėshtė shkaku kryesor i apneas, sepse trashja shkakton shfaqjen e indit tė butė shtesė nė zonėn e fytit.
Shkoni te otorinolaringologu i cili do tė kontrollojė hundėn, gojėn dhe fytin dhe tė pėrcaktojė se ēfarė e shkakton ndėrprerjen e frymėmarrjes dhe si tė zgjidhet problemi. Zgjidhja e cila deri tani ėshtė treguar si mė e pranueshmja nga ana e tė sėmurėve ėshtė aplikimi i pajisjes me presion tė vazhdueshėm pozitiv pajisja CPAP (Continuous Positive Airway Pressure). Pajisja ėshtė si maskė pėr fytyrė, ndėrsa e mban rrugėn e frymėmarrjes vazhdimisht tė hapur.
Gjithsesi shkoni te mjeku, sepse pas aplikimit tė terapisė do tė flini mė qetė dhe do tė zgjoheni mė tė pushuar. Vetėm pas disa netėve do tju pėrmirėsohen funksionet kogniteve dhe koncentrimi, do tė normalizohet tensioni i gjakut dhe ndoshta do tė humbni edhe nė peshė.
Flini normalisht, ndėrsa ndiheni tė lodhur tėrė kohėn gjatė ditės
Me siguri bėhet fjalė pėr ritmin tuaj tė ditės. Modelet e parregullta tė gjumit siē ėshtė qėndrimi jashtė deri nė orėt e vona tė natės, pėrdorimi i pajisjeve elektronike ose sasia e madhe e dritės nė dhomėn e gjumit, pėr ēarsye trupi nuk mund tė mėsohet me faktin qė ėshtė koha pėr tė fjetur.
Hapėsira e errėt aktivizon nė trup prodhimin e melatoninės, e cila i thotė trurit qė ėshtė koha pėr gjumė. Pėrkundėr kėsaj, kur sytė regjistrojnė dritėn pėrjashtohet prodhimi i melatoninės dhe trupit i dėrgohen sinjale qė ėshtė koha qė tė zgjoheni. Madje edhe sasia e vogėl e dritės (llamba, pajiset elektronike) mund tė largojnė gjumin nga sytė tuaj.
Tentoni tė pėrcaktoni orar tė rregullt tė gjumit. Ekspertėt rekomandojnė qė tė flini prej orės 10 nė mbrėmje deri 6 nė mėngjes ose prej 11 deri ora 7. Nuk keni nevojė qė domosdo ti pėrshtateni kėtij orari, por do tė ishte mirė qė orari juaj tė mos shkojė shumė larg pėrtej kėtyre kornizave. Kur ta zotėroni orarin tuaj tė rregullt tė gjumit, nė mėngjes do tė jeni shumė mė tė pushuar dhe ēdo natė nė vazhdim do tė flini mė lehtė.
Nėse ėshtė e mundshme fikni tė gjithė burimet e dritės tė paktėn njė orė para gjumit. Nėse pėlqeni tė lexoni para gjumit, provoni qė burimin e dritės ta vendosni ashtu qė tė mos shkojė direkt nė sy. Ēdo burim i dritės mund tė pengojė gjumin.
Burimi:
Koha NET