Mesazhi origjinal i postuar nga
Peniel
Kodimi mė i mirė ose mė saktė njė sistem sigurimi mė i mirė do tė ishte i njė mėnyre tė tillė:
1- Ndėrrimi i emrit tė transmetimit routerit apo modemit wireless - kjo sepse routeri apo modemi nga fabrika janė tė programuar tė transmetojnė me emrin e tyre. Nga kjo dikush mund tė gjejė me lehtėsi kodin apo fjalėkalimin qė nevojitet pėr tė marrė Internet nga ju apo tė futet edhe nė kompjuterin tuaj.
2- Pasi ėshtė ndėrruar emri rregullojmė pjesėn tjetėr tė transmetimit wireless
- Chanel Selection - Automatic
- Allow New Devices - New stations are allowed (via registration)
- Encryption: WPA-PSK Encryption
- WPA-PSK Encryption Key: Nga prodhuesi routeri-modemi kanė njė fjalėkalim tė caktuar, por kėtė mund ta ndryshojmė pa asnjė problem dhe tė vendosim njė fjalėkalim mė tė fuqishėm me mė tepėr gėrma, numra, iniciale etj..
- WPA-PSK Version: WPA2 - ky ėshtė edhe kriptimi mė i fuqishėm dhe mė i sigurt.
Pasi kemi bėrė rregullimet e duhura klikojmė Apply.
Duhet tė kemi parasysh njė gjė. Broadcast Network Name ėshtė njė opsion qė gjithashtu bėn pjesė nė sigurinė e transmetimit wireless. Mund ta aktivizojmė tė transmetohet emri por edhe mund ta kemi ē'aktivizuar. Windows Vista e shikon si transmetues por e nxjerr si transmetues pa sistem sigurie. Nėse dikush do tė pėrpiqet tė lidhet, menjėherė do ti kėrkohet tė shkruajė emrin e transmetuesit.
Nėse ju pėrdorni Windows Vista e mira ėshtė qė ju ta ē'aktivizoni transmetimin e emrit tė routerit-modemit. Pėr ju do tė jetė e lehtė tė lidheni nė rrjet pėrderisa ju e dini emrin e rrjetit. Kjo ndodh vetėm herėn e parė sepse sapo tė keni bėrė lidhjen e parė, herės tjetėr do tė lidheni automatikisht nė rrjetin tuaj.
Sigurisht ekziston edhe mėnyra mė e thjeshtė dhe mė efikase. Nėse nuk pėrdorni laptop dhe keni njė router-modem wireless, thjesht mund tė ē'aktivizoni transmetimin e wireless. Kjo varet nga lloji i routerit-modemit.