E ardhmja ndoshta mė shumė mund tė quhet “vend i ēuditshėm” sesa i “frikshėm” pėr sa i pėrket zhvillimi tė teknologjisė, por njė gjė ėshtė e siguritė se nė tė ardhmen ju nuk do tė keni problem me etjen sepse do tė ketė teknologji qė do tė pėrkujdeset pėr kėtė.

Firma pėr hulumtime dhe zhvillime Cambridge Consultants do tė shfaq konceptin e saj intrigues “i-dration” nė panairin e teknologjisė CES, qė do tė mbahet brenda disa javėve, dhe nė kėtė shishe tė mbushur me ujė dhe tė dedikuar pėr fitnes, do tė ketė gjėra tė mira pėr trupin tuaj. Shishja do tė jetė e pėrkrahur nga njė aplikacion qė instalohet nė celularin tuaj tė menēur, ndėrsa vet teknologjia nė tė do tė mundėsojė matjen e temperaturės sė ambientit, sasinė e lėngut qė ėshtė derdhur nė tė dhe vet sasinė e lėngut qė ėshtė pirė; nė anėn tjetėr celulari, do tė pėrdor akselerometrin e tij pėr tė matur sa po punoni dhe nė kombinim me tė dhėnat e rrahjeve tė zemrės pėrmes njė shiriti tė vendosur afėr zemrės, do tė sjellė rezultatet pėrkatėse.

Pas kombinimit tė numrave, aplikacioni do tė pėrcaktojė nėse ju keni mbetur pa H20 dhe nėse keni mungesė tė saj, njė dritė e kaltėr do tė pulsojė nė shishe. Kjo ndoshta nuk ėshtė ndonjė arritje e jashtėzakonshme, pasi bėhet fjalė vetėm pėr kujdes qė tė qėndroni tė hidratuar si duhet gjatė stėrvitjes, por Cambridge po bazohet nė promovimin e idesė pėr vendosjen e sensorėve tė rinj dhe tė integruar me celularėt e menēur, qė mund tė sjellin deri tek krijimi i “aplikacioneve harduerike”. /pcworldalbanian