Piu kafe me gruan, e masakron me thika
SHKODĖR -Kam vrarė gruan me thikė. Trupi i saj ėshtė nė rrugėn qė tė ēon nė Zogaj". Ky ka qenė deklarimi qė ka bėrė dje nė mesditė nė Drejtorinė e Policisė sė Shkodrės 51-vjeēari Sami Bajraku, nė momentin qė ka zgjatur duart pėr pranga. Ndėrsa ka bėrė kėtė deklarim, punonjėsit e policisė i kanė bėrė edhe disa pyetje tė tjera, pasi sipas bluve ai po kalonte njė gjendje tė rėndė depresive. Njė operacion shumė i shpejtė i policisė sė Shkodrės ka bėrė qė tė gjendet trupi i gruas mes ferrave nė gjendje kome dhe tė dėrgohet nė spital me shpresėn e rikthimit nė jetė. Sipas mjekėve, 47-vjeēarja Vjollca Bajraku ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore nė Spitalin Rajonal tė Shkodrės. Sipas deklarimeve tė bashkėshortit shkak pėr kėtė ngjarje tė rėndė ėshtė xhelozia.
KRIMI
Paraditen e sė dielės, ēifti Bajraku ka dalė me makinė pėr tė pirė kafe nė njė zonė jashtė qytetit. Rreth orė 11:00 tė sė dielės, kanė nisur tė pinė kafen nė njė lokal buzė liqenit tė Shkodrės, pėrkatėsisht nė Shirokė. Aty ka nisur debate, fillimisht me zė tė ulėt e mė pas edhe me tė bėrtitura. Kėtė e kanė pohuar dėshmitarėt e shoqėruar pėr hetime nė polici. Mė pas, ēifti ka dalė e ka vazhduar rrugėn drejt 'Zogaj', aty ku dhe lėvizjet e njerėzve janė mė tė pakta. Nė njė vend tė largėt e pa njeri, Samiu dhe Vjollca kanė dalė nga makina dhe kanė vazhduar debatin. Ky ka qenė momenti kur burri ka goditur me thikė gruan e tij. Ai ka lėnė viktimėn nė anė tė rrugės, mbuluar me shkurre dhe ėshtė larguar. Ka hipur nė makinė dhe ka shkuar direkt nė Drejtorinė e Policisė sė Shkodrės ku ka treguar dhe ngjarjen deri nė detaje.
POLICIA
Burime nga Drejtoria e Policisė sė Shkodrės pohojnė se Sami Bajraku, pasi ėshtė vetėdorėzuar e ka deklaruar krimin, ėshtė vėnė nė pranga pėr therjen me thikė tė gruas sė tij. Ai ka treguar vendin me pėrafėrsi, ku dhe forcat e policisė nisėn kėrkimin.
Mėsohet se shiu nė formė rrebeshi dhe retė vėshtirėsonin punėn e bluve. Ėshtė dashur rreth 2 orė kontroll i imtėsishėm qė tė gjendet gruaja. Tė gjithė janė habitur kur kanė gjetur gruan ende gjallė, pasi burri kishte deklaruar vdekjen nga goditjet me thikė. "Gruaja kishte njė plagė tė rėndė nė trup. Kishte pasur mjaft hemorragji. Nė momentin kur e gjetėm, ajo mundi vetėm tė na thotė se kishte ftohtė. Mė pas ra nė koma. E sollėm menjėherė nė spital", - pohon pėr `GSH`njė nga drejtuesit e policisė, pjesėmarrės nė operacion. Burime nga Spitali Rajonal i Shkodrės sqarojnė se 47-vjeēarja ėshtė nė gjendje shumė tė rėndė.
HETIMET
Blutė e Shkodrės e nuk e kanė pasur tė vėshtirė tė bėjnė dokumentimin e ngjarjes pasi autori ėshtė vetėdorėzuar dhe ka treguar motivin e kėsaj ngjarjeje. Sipas tij shkak ėshtė xhelozia qė ai kishte pėr gruan e tij. Ēifti Bajraku kishte 23 vite martesė, kishin dy fėmijė dhe jetonin nė lagjen `Daniel Matlija` nė qytetin e Shkodrės. Sipas komshinjve ato ishin njohur si njė familje e qetė, pa probleme dhe respektoheshin nga tė gjithė.
gazeta shqiptare