Aroma e ushqimit mund tė na ndihmojė qė tė humbasim nė peshė. Njė grup studiuesish holandezė, tė drejtuar nga René de Wijk, propozon njė zgjidhje origjinale: Kush dėshiron tė humbasė nė peshė mjafton tė luajė mė intensitetin e aromės sė ushqimit.
Kėshtu pėrpara se tė pėrtypni njė ushqim qė ju pėlqen shumė duhet t'i merrni erė mė parė. Ju e dini edhe porosinė e pėrhershme: Ushqimin ndajeni nė copa sa mė tė vogla sepse kjo do t'ju ndihmojė qė tė hani mė pak dhe tė ngopeni mė shpejt. Ndonjėherė ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrmbahesh, sidomos kur ke pėrpara pjatėn qė tė pėlqen mė shumė.
Studiuesit kanė arritur nė pėrfundimin se sa mė e fortė tė jetė aroma e ushqimit, automatikisht personi qė po e konsumon ėshtė i predispozuar qė tė ndajė ushqimin me copa mė tė vogla.
Duke bėrė njė eksperiment me puding me vanilje, ekspertėt vunė re se pudingun qė kishte aromė mė tė fortė, bėnte qė njerėzit qė e konsumonin ta shijonin me copa mė tė vogla se ata qė provuan pudingun me aromė mė tė lehtė.
"Studimi ynė tregon se duke manipuluar me aromėn e njė ushqimi, mund tė reduktohet 5 deri nė 10 pėrqind pėrmasa e njė copė qė futet nė gojė. Pėr rrjedhojė ndjenja e ngopjes arrihet mė shpejt dhe gradualisht sasia e ushqimit nė vakt reduktohet duke sjellė edhe ulje nė peshė", tha ekspertja De Wijk.
Burimi:
TOP CHANNEL