Aksioni i Antidrogės, pranė shkollės sė mesme "Partizani", nė Tiranė. Sekuestrohen 610 gramė drogė dhe arrestohen dy poseduesit, kushėrinj.
Skuadra e Antidrogės zbulon njė pikė distibutore tė heroinės pėr shpėrndarėsit e gjimnazeve nė Tiranė. Policia ka sekuestruar drogė dhe armė nė njė banesė me qira pranė gjimnazit "Partizani" dhe nė njė banesė tjetėr nė Vorė. Janė sekuestruar 610 gramė heroinė e pėrgatitur pėr shpėrndarje dhe kanė rėnė nė pranga dy poseduesit e drogės, djem tezesh me njėri-tjetrin. Aksioni i policisė, i koduar "Finish", ėshtė zhvilluar tė premten mbrėma, dhe u konkludua me arrestimin e korēarit Oltian Najtellari, 25 vjeē dhe kushėririt tė tij, Matildo Mezini. Dy kushėrinjtė janė marrė nė pyetje nga oficerėt e Antidrogės nė lidhje me origjinėn dhe mėnyrėn e sigurimit tė lėndės narkotike, si edhe pėr rrjetin e shpėrndarėsve, kryesisht pėr atė nė shkolla.
Skuadra e Antidrogės sė Tiranės kishte tė paktėn njė javė qė survejonte lėvizjet e korēarit nga fshati Ravonik, i cili kishte marrė njė banesė me qira pranė shkollės "Partizani". Najtellari, kishte pasur precedentė tė mėparshėm me drogė nė Korēė, ndėrsa agjentėt e kryeqytetit kishin zbuluar lidhje tė dyshimta tė tij me shpėrndarės, pėrdorues dhe furnitorė droge nė Tiranė.
Nė momentin qė oficerėt kanė siguruar informacionin se Najtellari kishte mbledhur njė sasi tė konsiderueshme heroine dhe do ua ndante shpėrdarėsve, tė cilėt shesin pranė territoreve tė gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeēare, kanė ndėrhyrė. Nė momentin e ndėrhyrjes, Najtellari ka qenė sė bashku me djalin e tezes, Matildo Mezini. Atyre u janė kapur disa doza me vete dhe me gjithė sasinė e gjetur nė banesėn me qira tė Najtellarit, bėheshin rreth 335 gramė heroinė. Najtellarit i ėshtė gjetur edhe njė pistoletė tip TT, tė cilėn e mbante pa leje. Kontrolli nė banesėn e Mezinit ka zbuluar 275 gramė tė tjera heroinė. Dy djemtė e tezeve janė shoqėruar nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, ku janė vėnė nėn akuzėn e mbajtjes dhe shpėrndarjes sė lėndėve narkotike, ndėrsa pėr Najtellarin, edhe armėmbajtje pa leje.
(burimi/BalkanWeb)