Mesazhi origjinal i postuar nga
labja
Gatimi : Ballokume
Perberesit :1 kg sheqer, 0.5 kg tėlyn (gjalp), 1 kg miell misri i situr, njė dorė miell gruri, 8 kokrra vezė, 1 filxhan qumėsht; njė enė e madhe bakri e pakallajisur ose pėrndryshe prej qelqi.
Pergatitja : Gatimi
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa tė bėhet njė masė e bardhė. E mira ėshtė qė rrahja e masės tė bėhet me dorė, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur tė duket se preken fije me dorėn qė po pėrzien masėn. Ndėrsa vezėt pėrzihen shtohet dalėngadalė sheqeri i bere pluhur. Rrahja derisa te behet nje mase e vetme.
Pastaj hidhet mielli dalėngadalė duke vazhduar pėrzjerjen. Kujdes nė hedhjen e miellit, sepse mielli i tepėrt i bėn tė forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi ėshtė harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta nė qetėsi pavarėsisht se ai mund tė duket i qullėt. Kjo kohė mjafton qė grimcat e miellit tė thithin lagėshtirėn e brumit tė qullėt. Pas kėsaj brumit mund t’i shtohet edhe njė dorė miell nėse ėshtė e nevojshme kur ai mbetet si i qullėt.
Kėshtu me kėtė brumė ballakumet nuk do mund tė shtrihen gjatė pjekjes.
Ne kete shkrim eshte shkruar qe ballakumet duan qumesht. Ne receten tipike elbasanese qumshti nuk eshte i nevojshem
Pjekja
Pudroset tepsija me miell dhe mbi tė vendoset topat e brumit me madhėsinė e grushtit tė dorės. Pastaj futet tepsija nė pjekje pėr rreth 40 minuta nė 170°C deri sa tė formojė pak kore (jo tė skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet tė ftohet me qėllim qė ballakumet tė shkėputen lehtėsisht.
Ju befte mir ...dhe gezuar